Kuzeska: Stoilkoviqi në Kinë, derisa qytetarët presin reforma evropiane

TË FUNDIT

Zëdhënësja e LSDM, Bogdanka Kuzeska, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq për pjesëmarrjen e tij në takimin e shtatë të liderëve lokalë në Kinë, duke e cilësuar këtë si dëshmi të politikave antievropiane të qeverisë. Sipas Kuzeskës, derisa qytetarët presin reforma dhe përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian, Stoilkoviq, po promovon bashkëpunim strategjik me Kinën.

“Derisa qytetarët presin reforma dhe një të ardhme evropiane, zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq, bashkëpunëtori më i afërt i Mickoskit dhe njeriu i dytë në shtet, po mban fjalim në takimin e 7-të të liderëve lokalë të Kinës, së bashku me delegacionin serb. Në një vend që është anëtar i plotë i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njeriu i dytë i qeverisë promovon hapur bashkëpunim strategjik me Kinën?”, tha Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM.