Kuvendi rregulloi çështjet teknike, në transmetim të seancave, do të degjohet zëri origjinal i deputetëve

TË FUNDIT

Kuvendi rregulloi çështjet teknike, në transmetim të seancave, që sot do të degjohet zëri origjinal i deputetëve.

Ndërkaq deri tani ka pasur reagime nga deputetët opozitarë, të cilët kanë alarmuar se shqipja nuk zbatohet gjatë transmetimit të seancave plenare dhe të Komisioneve kuvendore, pasi deputetë shqiptar derisa flasin në gjuhën amë, në ueb faqen e Kanalit të Kuvendit mund të dëgjohen vetëm në përkthim. Kryeparlamentari Talat Xhaferi duke u përgjigjur ndaj këtyre kritikave, pati thënë se nga Kuvendi incizimi del në dy kanale, në atë orgjinal dhe atë maqedonas, por është çështje e transmetuesit publik se cilin kanal e transmeton në ueb faqe.