Kuvendi do ta vazhdojë debatin për ligjin për zgjidhje të kontestit të Qeverisë me Makpetrolin

TË FUNDIT

Kuvendi i  Republikës së Maqedonisë së Veriut  pas një pushimi njëorësh për shkak të korona protokolleve  do ta vazhdojë punën pas seancës së 20-të plenare në të cilën duhet të debatohet për Propozimin e ligjit për zgjidhje të kontestit ndërmjet Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe Makpetrol SHA Shkup  nëpërmjet rrugës së marrëveshjes, sipas procedurës së shkurtuar.

Në Kuvend mbrëmë kishte debat për këtë propozim  për sjelljen e të cilit u kundërshtua VMRO-DPMNE-ja opozitare. Koordinuesi i grupit të deputetëve Nikolla Micevski nga foltorja, ndërsa më vonë edhe në konferencën për shtyp pyeti pse Qeveria po ngutet të sillet ky vendim ligjor, e cila sipas tyre është e dëmshme.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së Jovan Mitreski, sërish sot  në konferencën për shtyp akuzoi se partia opozitare sërish e bllokon punën e Kuvendit dhe se publikisht lavdërohet me atë.

Ky vendim ligjor parashikon t’i pranohet Makpetrolit  pronësi  e 50% të gazsjellësit në vend dhe t’i paguhet çmimi prej 33 milion euro.

Para pushimit përfundoi debati për Propozimin e ligjit për ndryshime të Ligjit për organizata invalidore, me procedurë të shkurtuar, por votim për këtë ligj  nuk kishte. Sërish, kryesisht, për një fjal u përfshinë deputetët e VMRO-DPMNE-së.