Kush hoqi nga “loja” inspektorët e tregut në 2008?! Durmishi: Ekonomia nuk ka përgjegjësi për licencat

TË FUNDIT

Në 17 vitet e fundit pronarët e diskotekave, kabareve dhe hotelierive kanë dëshmuar përmes noterit me përgjegjësi morale dhe penale që objektet e tyre i përmbushim kushtet minimale teknike për zhvillimin e veprimtarisë. Ndryshimet ligjore në vitin 2008 ia kanë hequr përgjegjësinë Inspektoratit të Tregut që të del në terren për të verifikuar kushtet në objektet holetierike, diskoteka dhe kabare. Me këtë kanë abuzuar, sipas Ministrit aktual Besar Durmishi, i cili ka iniciuar ndryshime në ligjin për veprimtari të këtyre kategorive.

“Te ky nen ku duhet të aplikohet për përmbushje të kushteve minimale teknike, në vitin 2008 është bërë ndryshim i ligjit për të krijuar një klimë biznesi më të përshtatshme dhe të arrijnë palët sa më shpejtë me dokumentacionin e duhur, por siç shihet është keq përdorur. Para viti 2008 kur të sillet ky ligj në fuqi, është dashur që Inspektorati i tregut të del në terren të verifikoj dhe të sjell një vendim, të cilin e dorëzon në Ministrinë e Ekonomisë dhe duke u bazuar në atë vendim, Ministria lëshon licencën”, tha Besar Durmishi

Ndër kushtet tjera janë që këshilli komunal të përcaktoj tarifat e pagesës ku 50% shkojnë në buxhetin e komunës dhe 50% në buxhet të shtetit. Ndërsa për çështje të sigurisë së njerëzve dhe trafikut, merret një vërtetim nga Sektori për punë të brendshme të policisë lokale. Ministri Durmishi tha se resori i Ekonomisë, firmos licencat në bazë të dokumenteve që i sjellin organet relevante nga terreni, dhe sipas tij, nuk kanë përgjegjësi për abuzimet eventuale të bëra në autoritet tjera që udhëheqin procedurat.

“Gjithsej janë kryer 116 mbikëqyrje të jashtëzakonshme në kuadër të ligjit për veprimtari gastronomike, prej tyre ndalesë për kryerje të veprimtarisë iu janë bërë 10 kafeneve, klubeve. Është vërtetuar se 15 që subjekte prej 23 që kanë licenca aktive, nuk plotësojnë as kushtet minimale teknike. Atë që ju thash në fjalimin që kur është ndryshuar ligji, pala vetë me përgjegjësi morale e penale vet i ka shkruar të dhënat”, deklaroi Durmishi.