Kush është motra famëkeqe e liderit koreanoverior Kim Xhong Uh?

TË FUNDIT

Lideri i padiskutueshëm i Koresë Veriore është Kim Xhong Un, por gjithnjë e më shumë flitet për motrën e tij Kim Jo Xhong, e cila në opinion u prezantua si një ndër propaganduesit kryesore të tij.

Ajo u bë qendër e vëmendjes kur u kanos se do ta hedh në erë zyrën për lidhje me Korenë e Jugut. Kërcënimi i saj u realizua më 16 qershor të këtij viti, kur Pheninai e ngriti në erë zyrën për lidhje në qytetin krahinor Kesong.

Besohet se Kim Jo Xhung është motra e vetme e Kim Xhong Un. Për të dihet shumë pakë, është shkolluar në Zvicër. Është e specializuar në fushën e shkencave kompjuterike.

Kamerat për herë të parë e kanë regjistruar në varrimin e babit të tyre Kim Xhong Il, në vitin 2011.

Kim Jo Xhong e ka shoqëruar vëllain e saj në të gjitha paraqitjet publike. Në fillim nuk ishte shumë e pranishme jetën e përditshme politike, por spekulohej se pikërisht ajo e ka krijuar tërë strategjinë e Koresë së Veriut, me këshilla nga vëllai i saj Kim Xhong Un.

Pasi SHBA në vitin 2017 liderin e Koresë Veriore e vendosën në listën e zezë të atyre që i shkelin të drejtat e njeriut, ajo në vitin 2018 e kryesoi delegacionin e Koresë së Veriut të Lojërat Olimpike në Korenë e Jugut dhe tërhoq vëmendje të madhe në media./MIA