Kush do ta fitojë Bërvenicën? Gjashtë parti do të garojnë për 3871 vota

TË FUNDIT

Për 3871 vota të Bërvenicës do të garojnë gjashtë kandidatë. Një kandidat është i pavarur, 3 kandidatë janë nga partitë shqiptare dhe dy nga partitë maqedonase.

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës Argjend Gurra, mbrëmë në emisionin Click Plus propozoi të hidhet short mes kandidatëve shqiptar me qellim që të mos përçahet vota.

“Për të sqaruar pozicionin tonë këtu tek ju ekskluzivisht unë e di që politika nuk është bixhoz mirëpo për hir të së vërtetës dhe për hir të asaj që komuna të mbetet në dorën e komunitetit tone shqiptarë, unë propozoj që edhe me kandidatët tjerë, nëse nuk arrijmë kompromis ideor të hedhim shortin që të shohim kujt do t’i bjerë fati që të garoj në këtë komunë me qëllim të garantimit të udhëheqjes shqiptare”, tha Gurra.

Por kundër kandidatët nuk u pajtuan me propozimin e tij, duke thënë se zgjedhjet nuk janë bixhoz.
Enver Pajaziti kryetar aktual dhe kandidat i pavarur, tha se oferta për kandidat të përbashkët atij iu është bërë 15min në 12-të.

“Mund të jem edhe shpëtimtar i komunës që të vazhdoj përsëri komuna të jetë nga shqiptarët, se unë udhëhiqem nga faktet. Dhe garantoj që komuna do të ngelet në duart e shqiptarëve.
Po thoni që po t’i kishit ndihmuar dikujt tjetër s’do bëhej kjo punë a?
Nuk do bëhej.
D.m.th. me ndihmua s’mund por po pritni me ju ndihmua, apo?
Ajo ndihmesa bëhet ndryshe nuk bëhet në 15 në 12 sepse vonë kanë filluar bisedat”, tha Pajaziti.

Pajaziti i pari e kishte shpallur kandidaturën, menjëherë sapo ia kishin komunikuar nga BDI se nuk do ta mbështesin për zgjedhjet e 17 tetorit.

“Pikërisht vet Pajazitit i është komunikuar që në maj se mos të pret përkrahjen e Bashkimit Demokratik për Integrim. E ka ditë? E ka ditë, në atë moment që i është thënë që nuk e ka përkrahjen ka nxituar në fillim të qershorit e ka shpallur kandidaturën tek TV juaj t’i paraprij punës se unë veç e kam shpallur”, tha Arkin Jahiji.

Edhe Partia Demokratike Shqiptare do të garojë për votat e Bërvenicës, me kandidatin Miqail Rasimi, ndërsa për këtë komunë garojnë edhe LSDM me Mirko Stojanovski, dhe VMRO DPMNE me Jovica Ilievskin.