Kurti: Zgjedhje të reja nëse ndalen protestat

TË FUNDIT

Kushtet për zgjedhje të reja në veri të Kosovës përbëjnë fundin e protestatave të dhunshme para bashkive në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potokut, dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur së fundmi në negociatat në Bruksel, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fund të bisedave telefonike me disa senatorë dhe përfaqësues të administratës amerikane.

Kurti, i cili arsyetoi ndërhyrjen e policisë dhe trupave të KFOR-it në mbrojtje të institucioneve demokratike, i cilësoi kritikat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj lidershipit të Prishtinës si të tepruara, veçanërisht nga BE-ja, SHBA-ja dhe Quint-i.

Largimi i turmës së dhunshme nga ndërtesat komunale dhe zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit është rruga drejt shmangies së tensioneve dhe drejt zgjedhjeve të reja”, tha Kurti.

Dje përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell bëri thirrje për zgjedhje të reja në veri, me pjesëmarrjen e popullatës lokale serbe, së bashku me fillimin e përgatitjeve për krijimin e Komunitetit të Komunave Serbe në Kosovë, përndryshe do të kishte ‘pasoja të rënda’ për marrëdhëniet me Prishtinën.