Kurti publikon Deklaratën e Paqes dhe jep detaje tjera nga takimi me Vuçiq

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar deklaratën e paqes të propozuar sot në Bruksel, e cila u refuzua nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Kurti po ashtu ka bërë të ditur se ia ka ofruar Vuçiqit tri libra që flasin për gjenocidin serb në Kosovë, por që edhe ato i ka refuzuar.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar për paqe dhe drejtësi, për siguri dhe stabilitet, për demokraci dhe progres.

“Do të jemi të gatshëm për takime e biseda konstruktive, dhe për dallim nga fqinji ynë verior nuk kemi dilema sa i përket integrimeve evropiane dhe euro-atlantike”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti./21Media