Bursa e Maqedonisë hap rrugën drejt kapitalit, në fokus mbështetja për kompanitë

TË FUNDIT

Bursa e Maqedonisë ka nisur zyrtarisht një projekt të ri për të përgatitur kompanitë vendase për financim përmes tregut të kapitalit, me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Deri në dhjetë kompani do të përfitojnë vlerësim profesional të gatishmërisë së tyre për emetimin e aksioneve ose obligacioneve, si dhe trajnim të specializuar për drejtuesit.

Drejtori i Bursës, Ivan Shteriev, tha se kompanitë nuk duhet të mbështeten vetëm te kreditë bankare, por të shfrytëzojnë edhe tregun e kapitalit si alternativë për financim. Afati për aplikim në projekt është deri më 1 shtator, ndërsa BERZH do të ofrojë mbështetje shtesë për kompanitë që vendosin të realizojnë ofertë publike fillestare, të njohur si IPO.