Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa që e gjetëm në pranverën e vitit 2021

TË FUNDIT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, tha se Kosova është në rrugë të mbarë dhe se është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021.

“Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverën e vitit 2021 dhe njëkohësisht është në rrugë të mbarë për zhvillim të gjithanshëm e për përparim të vazhdueshëm. Jemi zotuar për punësim dhe drejtësi, këtë e bëm dhe po e bëjmë për çdo ditë me krejt çfarë dijmë e mundemi”, u shpreh Kurti.

Tutje, tha se kjo vjeshtë gjen Kosovë me 425 mijë të punësuar, që siç tha, kur filluan të qeverisnin, Kosova kishte 350 mijë të punësuar,

“Këta 75 mijë të punësuar më shumë për 3 vjet e gjysmë, nuk do të arriheshin, pa u rritur ekonomia dhe pa shpërndarjen që kemi bërë në fushat e ndryshme, por gjithnjë me qëllimin e njëjtë, t’i përkrahim njerëzit për jetesë sa më të mirë, për të drejtat e tyre, për mirëqenien e tyre”, u shpreh tutje Kurti.