Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qëllimi i Beogradit është të flas për dialogun me Kosovën pa u përmendur marrëveshja e dakorduar në Bruksel gjatë shkurtit të vitit 2023.
Kurti gjatë një konference për media këtë të hënë ka thënë se ai do të vazhdojë të insistojë që kjo marrëveshje e dakorduar të nënshkruhet.
Ai ka shtuar se kjo marrëveshje nuk duhet të harrohet, edhe pse Beogradi tenton ta mohojë.
“Ne e kemi një marrëveshje nuk bën ta harrojmë atë, atë që duhet të bëhet është të respektohet ajo. Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u përmendur marrëveshja. Ajo çfarë insistoj unë është që të nënshkruhet ajo. Beogradi nuk mundet ta mohojë që kemi nënshkruar marrëveshje”, ka thënë Kurti.