Kurti dhe Haradinaj takohen nesër

TË FUNDIT

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së martë do të takohet me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv, zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.

“Takimi mes kryetarit Haradinaj dhe kryeministrit Kurti do të mbahet nesër (e martë) në mesditë”, ka thënë Blaka.

Ndërkaq, një ditë më pas, kreu i Qeverisë së Kosovës do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj më 21 maj, përmes një letre i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, duke e njoftuar se nuk do të shkojë në takimin me partitë opozitare, të thirrur nga Kurti.