Ushtruesi i detyrës kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka dalë nga vetizolimi pasi që zyrtari i Ministrisë së Integrimeve, për të cilin dyshohej se ishte i infektuar me Covid-19, ka rezultuar negativ, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Konfirmoj që rasti për të cilin është diskutuar, përkatësisht për zyrtarin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, tashmë kanë dalë rezultatet e testit të tij dhe ato kanë dalë negative. Zyrtari i MIE nuk është identifikuar me KOVID-19”, ka thënë Kryeziu
Ndër të tjera, Kryeziu ka bërë të ditur se do të rifillojnë punën dhe se kryeministri në detyrë Albin Kurti do të dalë nga vetizolimi dhe të vazhdojë punën si zakonisht./MIA
