Kurc: Përgjigja është politikë restriktive për emigracion dhe azil

TË FUNDIT

Kancelari austriak Sebastijan Kurc vlerësoi se përleshjet disa ditore mes turqve dhe kurdëve në rrugët e Vjenës janë pasojë e integrimit të pasuksesshëm dhe përgjigje e asaj është politika restriktive për emigracion dhe azil.

Ato janë konflikte që janë vendosur nga Turqia në Vjenë dhe për këtë nuk ka vend tek ne, deklaroi Kurc në një intervistë për televizionin “Plus 4”.

Ai përkujtoi se para disa vitesh në Vjenë kanë ekzistuar pjesë në të cilat banorët nuk janë ndjerë si në shtëpinë e tyre dhe se për këtë është kritikuar, ndërsa incidentet e fundit tregojnë se kishte të drejtë.

Duhet të veprojmë me vendosmëri dhe e urdhërova ministrin e Punëve të Brendshme të zhvillojë politikë në zero tolerancë, kush dëshiron të sillet dhunshëm në rrugë këtë mund ta bëjë në Turqi, jo këtu, theksoi Kurc./MIA