Kancelari austriak Sebastijan Kurc sot u përgjigj në pyetjet nga komisioni parlamentar për hetime të korrupsionit, i ashtuquajturi komiteti “Ibica”.
Anëtarët e këshillit kërkuan nga Kurc t’ia dorëzojë kalendarin e tij dhe mesazhet nga celulari. që i ka shkëmbyer me ish liderin e Partisë liberale (FPO) Hajnc Krijan Shtrahe.
Kurc e refuzoi kërkesën, duke thënë se të gjitha dokumentet relevante nga mandati i tij i parë si kancelar ia ka dërguar arkivit shtetëror, ndërsa se kancelari është diçka që nuk i përket atij obligimi.
Komiteti hetues “Ibica” u formua në maj të vitit të kaluar pasi në shesh u shfaqën video të Shtrahes, i cili në vitin 2017 në Ibica, familjarit të një miliarderi rus i kishte premtuar biznese shtetërore për donacion të partisë së tij, duke i rrumbullaksuar instancat kontrolluese.
Kurc para Komitetit sot tha se partia e tij nuk ka pranuar kurrfarë donacione nga qarqe të caktuara, duke përfshirë edhe kompani që merren me lojëra të fatit, si “”Novomatik, për shembull. Ai, gjithashtu, tha se emërimet e personave në disa pozita në kompani dhe institucione janë bërë në pajtim me rregullat e vlefshme.
“Unë nuk i mendova këto rregulla. Kuptohet, ata kanë dobësi të tyre, por ne nuk dimë më mirë”, ka thënë Kurc./MIA
