Kurc: BE-ja nuk është vetëm Gjermania dhe Franca

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do të vizitojë Maqedoninë

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të...

Bislimi: Bullgaria gjithnjë ka qenë në anën e gabuar të historisë

Historiani Muzafer Bislimi në Click Plus në TV21, tha se Bullgaria gjithmon ka qenë në anën e...

Ratkoceri: Bullgaria nuk do të kërkojë ndryshime Kushtetuese!

Nga pala bullgare nuk është bërë presion për ndryshime Kushtetuese – tha Arben Ratkoceri në Click Plus...

Kancelari austriak, Sebastian Kurc deklaroi se shpërndarja e refugjatëve në vendet e BE-së nuk kishte pasur sukses, duke shtuar se BE-ja nuk ishte vetëm Gjermania dhe Franca dhe se anëtarët më të vegjël duhet të kenë të drejtën të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të kërkojnë shumicën.

Ai bëri thirrje për mbrojtje më të mirë të kufirit të jashtëm të BE-së si dhe luftë më efektive kundër kontrabandistëve, si dhe ndihmë të përbashkët në terren.

- Advertisement -

“Shpërndarja është refuzuar nga shumë vende dhe nuk do të funksionojë”, theksoi Kurc përpara prezantimit të njoftuar të propozimit të reformës së politikës së azilit të Komisionit Evropian.

Ai konsideron se do të ishte mirë nëse Komisioni Evropian i përkushtohet çështjes së azilit dhe migrimit, sepse kjo mund të zgjidhet vetëm me përgjigje evropiane.

Kurc refuzon të përdorë terma të tillë si “solidariteti” në debatin e migracionit.

“Evropa duhet të kishte marrë mësim nga viti 2015 dhe të luftonte së bashku kundër migracionit të paligjshëm”, nënvizoi ai.

Sipas tij, Austria ka dhënë kontribut të madh në çështjen e refugjatëve.

Ai rikujtoi se Austria, pas Suedisë dhe Gjermanisë, është vendi i tretë më i prekur në BE kur bëhet fjalë për pranimin e refugjatëve dhe se në pesë vitet e fundit ajo ka pritur 200.000 persona.

Kurc theksoi se vendet e vogla duhet gjithashtu të jenë në gjendje të përfaqësojnë interesat e tyre në BE.

“BE është më shumë se Gjermania dhe Franca”, porositi ai, duke shtuar se dy vendet kryesore kanë të drejtë të caktuar për udhëheqje, por gjithashtu që vendet e tjera anëtare duhet të kenë mundësinë të paraqesin idetë e tyre dhe të kërkojnë shumicë./MIA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do të vizitojë Maqedoninë

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë dhe...

Bislimi: Bullgaria gjithnjë ka qenë në anën e gabuar të historisë

Historiani Muzafer Bislimi në Click Plus në TV21, tha se Bullgaria gjithmon ka qenë në anën e gabuar të historisë.

Ratkoceri: Bullgaria nuk do të kërkojë ndryshime Kushtetuese!

Nga pala bullgare nuk është bërë presion për ndryshime Kushtetuese – tha Arben Ratkoceri në Click Plus në TV21.

Në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë – tha Ratkoceri në Click Plus

Gazetari Arben Ratkoceri nëpërmjet emsionit Click Plus sugjeroi që në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/3307059782663361

Llalla: Hapja e çështjes Shkup-Sofje nuk është e drejtë, Bullgaria do të dështojë në këtë gjë!

Historiani Arben Llalla në Click Plus në TV21, thotë se nuk është e drejtë hapja e çështjes mes Maqedonisë së Veriut dhe...

More Articles Like This