A e rrëzoi revizioni në Ministrisë e Ekonomisë tezën e Prokurorisë për disa nga të akuzuarit për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, i cili bazohet në mosveprim? Inspektorët kanë konstatuar se Ligji për aktivitetin hotelier nuk parashikon detyrimin për mbikëqyrje të detyrueshme gjatë dhënies së licencave për objekte hotelierike, as nuk kërkohet ndonjë dëshmi, por licenca jepet bazuar mbi dokumentacionin e paraqitur.
“Ligji nuk parashikon kontroll të detyrueshëm të përmbushjes së kushteve minimale teknike, sanitare-shëndetësore, kundër zjarrit dhe mjedisore para dhënies së vendimeve për kategorizim dhe licencave për funksionimin e objekteve hotelierike, as mekanizëm për verifikimin e fillimit të punës. Vetë Ligji për aktivitetin hotelier nuk përcakton mënyrën e vërtetimit të përmbushjes së këtyre kushteve, as nuk kërkohet provë gjatë dorëzimit të kërkesës për kategorizim ose dhënien e licencave për objekte hotelierike”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror për Revizion – Raporti për punën e Ministrisë së Ekonomisë-2024.
Kategorizimi i objekteve hotelierike, si dhe rinovimi i vlefshmërisë së vendimeve për kategorizim dhe licencave bëhet pas dorëzimit të kërkesës, pa informim dhe procedura të detyrueshme ndërinstitucionale, që krijon rrezik për funksionim pa plotësimin e kushteve ose pa dokumente të vlefshme – përfundojnë nga Enti i Revizionit.
“Kërkesa e dorëzuar te ISHT, përdoret si provë gjatë dorëzimit të kërkesës për kategorizim të objekteve hotelierike, si dhe për dhënien e licencave. Dhënia e vendimeve për kategorizim dhe licencave për funksionimin e objekteve hotelierike bazuar mbi certifikatë të dorëzuar, pa që të jetë përcaktuar detyrim ligjor për kontroll të detyrueshëm të përmbushjes së kushteve minimale teknike para dhënies së vendimit për kategorizim ose licencës, krijon rrezik për ushtrimin e aktivitetit hotelier nga persona që nuk plotësojnë kushtet e përcaktuar”, thonë nga Enti Shtetëror për Revizion.
Enti shtetëror i Revizionit, me revidimin e punës së Ministrisë së Ekonomisë, ka konfirmuar se ligji nuk kishte parashikuar mbikëqyrje të detyrueshme gjatë dhënies së licencave për objekte hotelierike nga ministria. Megjithatë, Prokuroria ka ngritur aktakuzë në rastin “Puls” ndaj ish-ministrave dhe ish-punonjësve të këtij ministrie, pikërisht mbi mosveprim, i cili sipas revizioniz nuk ishte detyrim ligjor. Rekomandimi i revizionit është që të bëhet harmonizimi dhe saktësimi i dispozitave ligjore për të vendosur një mekanizëm efikas për dhënien dhe mbikëqyrjen e kategorizimit dhe licencave të dhëna për aktivitetin hotelier.
