“Kur do të kthehet kohezioni mes shqiptarëve dhe maqedonasve?” – e pyet Elmi Aziri Hristijan Mickoskin – ja si përgjigjet kryeministri

TË FUNDIT

Deputeti i ASh – Fronti Europian, Elmi Aziri në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend, ka pyetur kryeministrin Hristijan Mickoski se kur do të kthehet kohezioni mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Aziri ky përmendur faktin e fshirjes “së përkatësisë etnike” nga Gjykata Kushtetuese, fshirjen e diasporës nga regjistrimi dhe me këtë edhe uljen e numrit të këshilltarëve në Gostivar.

Por, Mickoski nuk “mohoi” asnjë nga këto fakte të paraqitura nga Aziri, por e këshilloi të njëjtin që të mos merren me tema të ndasive, por të bashkimit dhe të problemeve reale të qytetarëve.