A është gati Bashkimi Evropian që shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i marrë në “gjirin” e saj?
Ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut Kristian Timonie thotë se stabiliteti demokratik i vendeve të Ballkanit Perëndimor është absolutisht I domosdoshëm, para se ata të marrin rekomandim nga Komisioni Evropian. Sipas tij në Evropë ka një debat të vazhdueshëm mbi sovranitetin dhe federalizmin, e vendeve të Ballkanit perëndimorë.
“Opinioni ndjehet i lodhur, këto lodhje, janë të lidhura me disa zhgënjime pas zgjerimeve të fundit në lindje. Është e qartë se ekzistojnë shqetësime për sundimin e së drejtës në disa shtete anëtare dhe për atë shkak ekziston ideja se stabiliteti demokratik i vendeve të Ballkanit Perëndimor është absolutisht I domosdoshëm, para se ata të marrin rekomandim të fortë nga Komisioni Evropian”, deklaroi Ambasadori i Francës, Kristian Timonie.
Elisha Gertnerova, anëtare e delegacionit të BE-së në vendin tonë, thotë se analizat e rezultateve zgjedhore nga 28 vende anëtare të BE tregojnë se kundërshtarët e procesit të euro-integrimeve në dekadën e fundit janë dyfishuar. Sipas saj po rritet numri i votave për partitë politike, të cilat kundërshtojnë zgjerimin e Evropës.
“Këto probleme nuk janë vetëm në nivel të BE-28, por për të gjithë rajonin e Evropës, duke e përfshirë edhe Ballkanin. Dalja eventuale nga kjo, adresohet ndaj mosbesimit të votuesve, sepse siç kemi parë, votuesit janë inteligjentë dhe e dinë që fletëvotimi është armë për shprehjen e pakënaqësisë”, tha Elisha Gertenrova.
Sipas përfaqësues të të rinjve evropian federalist, Selin Gajsman, nuk duhet të parashtrohet pyetja se vallë a janë vendet e Ballkanit perëndimorë gati për integrim. Sipas sajë çështja kryesore duhet të jetë, nëse BE është gati për ta anëtarësuar Ballkanin Perëndimor.
“Nëse nesër vendet e Ballkanit Perëndimorë inkuadrohen në BE, kjo do të thotë gjashtë të drejta të reja për veto, a e dimë se edhe funksionimi momentali BE-së me 28 shtete anëtare me të drejtë të vetos është rëndë për tu mbajtur. Nëse duam të jemi të gatshëm për integrim të Ballkanit perëndimor do të duhen reforma institucionale të BE-së”, pohoi Selin Gajsman.
Panelistët ishin në një vij me atë se nuk mund të flitet për zgjerim të Bashkimit Evropian pa ndryshime të thella të institucioneve evropiane. Paneli me temën E zgjedh Evropën: Zgjedhje për Parlamentin Evropian 2019- mundësitë dhe sfidat e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ishte i hapur për të gjithë qytetarët, ndërsa u organizua nga shoqata e të rinjve federalist-evropian.
