Kumanovë, 23 të infektuar më Covid-19, mes tyre edhe 11 punonjës shëndetësorë

TË FUNDIT

 

Në Kumanovë, situata me korona virus bëhet alarmante pasi është konfirmuar se 23 nga 46 rastet e reja të sotme janë nga Kumanova.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë mes të infektuarve janë edhe 11 punëtorë shëndetësorë nga Spitali i Kumanovës.Për më shumë detaje do të njoftoj ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në një konferencë për shtyp të planifikuar në ora 17:00.

Kumanova  ka arritur numrin prej 85 të infektuarve nga virusi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 430.