Njerëz që presin para shitoreve…
Disa të tjerë të ulur në parqe…
Vetura që qarkullojnë pa ndërprerë… Kështu duket sheshi i Kumanovës për çdo ditë të paradites, ndonëse autoritetet vazhdimishtë apelojnë që të qëndrohet në shtëpi.
Ata që i takuam i pyetëm edhe për kërkesën e të parit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski që ky qytet të futet në karantinë për dy javë. Një qytetare mendon se ky vendim është i nevojshëm.
Banore: “Po, po… mendoj se duhet, por njerëzit duhet të jenë më të kultuaruar dhe më të edukuar”.
Por, pjesa dërmuese janë për jo. Sepse kjo do ta vështirësonte jetën e tyre.
Banor: “Mendoj se duhet të ketë diciplinë më shumë. Problemi është se njerëzit nuk i respektojnë masat, këtu duhet policia më shumë të kontrollojë”.
Banor: “Nuk mendoj se duhet të hyjë në karantinë. Sepse janë të diciplinuar qytetarët e Kumanovës”.
Banor: “Jo, nuk është mirë kjo. Kjo kishte me qenë më vështirë për ne. Jo, jo, më keq do të ishte”
Banor: “Do të ishte e vështirë… është vështirë të qëndrojmë të mbyllur.
Banor: “Ku ta di, nëse duhet le të hyjë. Për të gjithë qytetarët ashtu duhet të jetë, për shëndetin e njerëzve”
TV21: A do ta kishit të vështirë nëse do rrinit 14 ditë të mbyllur?
Banor: “Do të ishte e vështirë, por duhet”.
Por si qytetarët po mendon edhe deputeti i kësaj zone, Rexhail Ismaili. Ai thotë se do të ishte e vështirë që qytetarët të furnizohen për dy javë.
“Duke e pasur parasysh se javën tjetër fillon muaji i ramazanit, unë nuk mendoj se duhet të jetë në karantinë dyjavore, por gjithsesi duhet që lëvizjet e njerëzve të kufizohen. Mundësia për një karantinë dyjavore në këtë qytet është a pamundur, për faktin që e përmenda edhe më lartë. Kjo, sepse nevojat e njerëzve, përditshmëria, punët e njerëzve janë të atilla që edhe popullata është e atillë dhe besoj se nuk mund të furnizohet për dy javë”, tha Rexhail Ismaili, Deputet i BDI-së.
Deputeti propozoi që të kufizohet lëvizja, për shembull lëvizja e qytetarëve të ndahet në tre katogori dhe lëvizjen ta kenë të kufizuar me orë. Të gjithë janë të mendimit që në karantinë të qëndrohet vetëm gjatë fundjavave.
Nevoja për futjen në karantinë të Kumanovës po vjen pasi në këtë qytet është regjistruar numrin rekord i të infektuarve me virusin korona, gjithsej 302.
