Kumanova pas izolimit 56 orësh, qytetarët ankohen por janë të pajtuar me fatin

TË FUNDIT

Nëse Kumanova dukej kështu për fundjavë gjatë orës policore 24 orëshe (pamje, atmosferë, fundjavë) sot ajo duket kështu. (pamje, sot)

Sikurse në një ditë të zakonshme qytetarët ia mësynë sheshit, disa për punë e disa për qejf. Radhët përpara bankave dhe operatorëve të telekomunikimit ishin të stërgjatura. Dhjetëra qytetarë duke respektuar distancën prisnin në rresht. E njëjta atmosferë ishte edhe përpara barnatoreve.

Qëndrimin në shtëpi prej 56 orësh kumanovarët e cilësojnë si shqetësues, por të domosdoshme si masë.

Ora policore ka lënë pa punë shumë persona. Njëri prej tyre apeloi te kryeministri që t’iu vijë në ndihmë të papunëve dhe t’ua dëgjojë hallet.

Qytetar: Këto 56 orë kanë qenë katastrofale. Unë kam punuar me muzikë, i mbyllën restorantet, nuk po punoj askund, nuk marr ndihmë sociale, nuk kam kurrëfar të ardhura. Shteti nuk po mendon për ne, po më detyrojnë të vendos maskë në fytyrë dhe… çfarë të them, kështu po thonë këta të mëdhenjt. Zotri Oliver Spasovski le të drejtohet kah ne që nuk punojmë pak, të shoh s aka në Kumanovë njerëz.

Qytetar: Shumë vështirë, shumë vështirë. Për fat të mirë djali im punon në Shkup, ka kuptuar që Kumanova do të jetë në karantinë, ka shkuar në një market dhe është furnizuar. Po të mos ishte djali ne do të rrinim të uritur këto dy ditë.

Qytetare: Ora policore ka qenë e mirë për qytetarët, sepse e keni parë të gjithë se qyteti ka qenë i shuajtur. Por të ne nuk ka ndikuar edhe mirë, sepse kemi pasur nevojat tona, gjëra për të blerë dhe për të paguar. Ora policore u bë shpejt, pa pritur mirëpo prap se prap e respektuam dhe u munduam të qëndrojmë në shtëpi.

Qytetarët e tjerë thanë se kanë kaluar mirë nëpër shtëpi dhe se e kanë mirëpritur masën.

Qytetar: Po mirë në shtëpi, duhet të respektojmë rregullat.

Qytetar: Masa është për tu mirëpritur, por na zuri si shpejt, pa paralajmërim. Më vjen keq për disa që nuk kanë mundur t’i marrin disa gjëra elementare që i duhen çdo familje për në shtëpi.

Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpetim doli edhe me kërkesa tjera ndaj Qeverisë.

Ne kërkojmë nga Qeveria e RMV të sigurojë një automjet shtesë për transportimin e pacientëve për nevojat e Qendrës së Urgjencës.

Një automjet special me spërkatës për dezinfektimin e hapësirave publike në territorin e Komunës së Kumanovës.

Ndihma sociale dhe pensionet të dorëzohen përmes NP “Postat e Maqedonisë” dhe subjekteve të tjera që kanë mundësi për një shërbim të tillë direkt te qytetarët, u tha nga Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpetim në Kumanovë.

Për shkak të numrit të shtuar të rasteve të infektuara nga Covid-19 në Kumanovë, Qeveria solli vendim që ora policore në Kumanovë të zgjatet. Nisi të premten në ora 21 dhe përfundoi sot në 5 të mëngjesit. Ora policore i zuri papërgatitur qytetarët, sepse lajmi u komunikua vetëm pak orë para se të nisë të zbatohet masa. Gjatë ditës së djeshme 6 persona e kanë shkelur orën policore në Kumanovë, njoftojnë nga MPB.