“Kultura në kohën e Koronës” sjell edhe dy performanca sonte në Shkup

TË FUNDIT

Dy performanca të reja nga programi “Kultura në kohën e Koronës” sot do të mbahen në Shkup. Në mbrëmje në ora 20:00, te shkolla e mesme e mjekësisë “Dr. Pançe Karagjozov”, violinistja e njohur Plamenka Trajkovska dhe ansambli i harqeve do të mbajnë koncert një orësh, ndërsa në orën 21:15 DJ ELECTRON do të interpretojë në Parkun “Lazo Moskov” në lagjen Shkup Veri.

Të gjitha shfaqjet do të transmetohen në faqen  e Qytetit të Shkupit në Facebook (https://www.facebook.com/CityofSkopje/?ref=br_rs) dhe kanalin Youtube të Qytetit (https://www.youtube.com/channel/UChnvnL2Inms7iLk6uzQFyTw)

Rikujtojmë se Qyteti i Shkupit, së bashku me institucionet kulturore të qytetit, më datë 13.04.2020 shpalli Thirrje publike për financimin e projekteve, si pjesë e masave të krizës “Kultura në kohë të koronës”. Ideja e thirrjes është për të mbështetur artistë të papunë, gjegjësisht ata artistë që kanë humbur të ardhurat e tyre të rregullta gjatë kësaj periudhe, por edhe për të afruar kulturën në shtëpinë e secilit. Artistët e interesuar mund të aplikojnë në https://mkc.mk/vesti/grsk_povik1/ .

Me këtë thirrje do të mbështeten llojet e mëposhtme të projekteve: Performanca në mëhalla deri në 2 orë; pajisjet teknike do të sigurohen nga institucionet kulturore të Qytetit të Shkupit; dhe Ekspozita virtuale, shfaqje, performanca, koncerte, punëtori për fëmijë…, që zgjasin deri në 2 orë.

Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin honorar të njëjtë solidar në shumën neto prej 14,500 denarë. Thirrja do të zgjasë deri në mbarim të gjendjes se jashtëzakonshme./MIA