Në prani të familjarëve, kolegëve dhe miqve në vendprehjen e tij në Drogomisht të Vogël u bënë homazhe për të kujtuar gazetarin Qani Mehmedi.
Mehmedi ishte intelektual i mirfilltë dhe ikonë e fjalës së lirë me ndikim në proceset historike për shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni.
Ai udhëhoqi redaksi, dhe la pas një trashëgimi të pasur shkrimesh, intervistash dhe analizash që mbeten aktuale edhe sot.
Në homazhe ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, Prof dr. Osman Kadriu gazetari Ibrahim Koça, si dhe familjarët, vajza Besiana Mehmedi, Shkodran Tolaj dhe mbesa e Memedit, Uskana.
I pranishëm ishte edhe Myftiu i Kërçovës, Imer Jusufi.
Ky homazh shënon 8 vjetorin e mungesës së Qani Memedit.
