Kufizime të reja në Itali gjatë festave për shkak të Kovid-19

TË FUNDIT

Kufizime të reja do të duhet të vendosen nga qeveria italiane gjatë sezonit të festave në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e Kovid-19 dhe për të parandaluar valën e tretë të pandemisë, theksoi kryeministri Xhuzepe Konte.

Në një intervistë për “La Stampa”, Konte tha se qeveria duhet me çdo kusht të parandalojë një valë të tretë të pandemisë, e cila do të ishte shkatërruese.

Qeveria italiane po shqyrton opsionet për të vendosur kufizime më të ashpra kundër Kovid-19 në të gjithë vendin gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, pasi turmat mbërritën në qytete këtë fundjavë, ndërsa Roma i lehtësoi vetëm disa kufizime të vendosura muajin e kaluar.

Italia është vendi evropian me numrin më të lartë të vdekjeve nga Kovid-19, më shumë se 65,000 persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt.

Kryeministri shtoi se programet e vaksinimit do të mbulojnë 10 deri në 15 milion persona, në mënyrë që të arrihet një ndikim efektiv në imunitetin dhe se ky qëllim do të arrihet deri në fund të pranverës ose më së voni në fillim të verës.