Kuba shpreson të prodhojë 100 milionë doza të vaksinës së saj për koronavirus këtë vit dhe të vaksinojë tërë popullatën, paralajmëroi drejtori i Institutit Finlej, i cili menaxhon dy nga katër projektet e vaksinave brenda hulumtimeve klinike.
“Ne kemi kapacitetin për të prodhuar 100 milionë doza të ‘Soberane 2’, i cili është kandidati më i përparuar për vaksinën kubane”, deklaroi Visente Verez mbrëmë, duke shtuar se “faza e prodhimit” kishte filluar tashmë.
Nëse gjithçka shkon mirë, e gjithë popullata e Kubës do të vaksinohet këtë vit.
Të hënën, “Sobarana 2” hyri në fazën e dytë të testimit ndaj 900 vullnetarëve. Nëse ka sukses, ajo do të hyjë në Fazën III në mars, e fundit para miratimit, me 150,000 vullnetarë. Instituti Finllej kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje me Institutin Paster në Iran se vendi po merr pjesë gjithashtu në Fazën III.
Vaksina e dytë kubane “Soberana 1”, e cila tani është në “fazën 1”, duhet të shkojë në “fazën 2-3” në shkurt dhe do të testohet gjithashtu tek njerëzit që shërohen nga sëmundja, tha Veres.
Qëllimi është të fillojmë vaksinimin e përgjithshëm të kubanëve në gjysmën e parë të vitit. Vaksina do të jetë falas, por jo e detyrueshme. Ajo do të ofrohet gjithashtu si një “opsion” për turistët që vizitojnë ishullin, tha Veres.
Gjithsej përgatiten katër kandidatë për vaksina: Sobrane 1 dhe 2, Abdala dhe Mambisa, të gjithë në prova klinike (faza I ose II). Tre të parat jepen me injeksion, i katërti është sprej për hundë.
