Ku kanë udhëtuar për ta pritur Vitin e Ri? Shumë qytetarë ja mësynë vendeve të rajonit dhe Europës perëndimore

TË FUNDIT

Ku do i kalojnë festat e fundvitit qytetarët e Maqedonisë dhe si ka qenë viti 2022 për ta, shprehen se nuk ka qenë shumë i mirë, si dhe parapëlqejnë që të pushojnë në shtëpi, në vend që të largohen nga vendi për të festuar.

-Në shtëpi këtë vit, sepse banesën jam duke rinovuar, duhet patjetër në shtëpi.
-Do shkosh në ndonjë vend për pushim?
-Shëndosh të jemi të shohim si do jetë situata financiare, nëse na jep Zoti më shumë para dhe lumturi pse jo?!

-Ku do i kaloni festat e fundvitit?
-Do shkoj te vëllai im mysafir.
-Ku?
-Ka një shtëpi pushimi në afërsi të Shkupit atje do shkojmë.
-Si ishte ky vit për ju?
-Çfarë të them, viti si vit, tani jam pensionist këtë vit, kështu që kam pasur shumë të kaluara në jetë time nga puna në pension, 6 muaj pensionist i ri, nuk më ka pëlqyer çdo gjë, por kjo është.

-Tani këtë vit jo.
-Pse?
-Sepse të rinjtë shkojnë në pritje, ndërsa atje ku dua të shkoj do të jem vetëm, do qëndroj tani për tani.

Po edhe krahas krizës, plot qytetarët gjejnë mjete dhe mënyra për festimin e Vitit të Ri jashtë vendit. Anamarija Aleksova-Maleva nga një agjenci turistike tregojnë se ofertat e para që mbyllen janë ato më afër Maqedonisë.
“Për vitin e ri janë prenotuar të gjitha destinacionet që i kishim në ofertë, jo vetëm ne por të gjithë kolegët e agjencive turistike. Një pjesë e madhe e qytetarëve vendosin për destinacionet më të afërta, siç ju tregova Beogradi, Budva. Domethënë Beograd, Budva, Zagreb, sa më afër, aq më shpejtë plotësohen dhe ka një numër të madh turistësh në ato destinacione, megjithatë prapa nuk mbetet as Athina, si destinacion interesant, Milanoja, Vjena, Praga, Bukureshti, Budapesti, nëpër Europë, po edhe Roma dhe Parisi gjithashtu”- deklaroi Anamarija Aleksova-Maleva, agjenci turistike.

Si shtete me oferta me çmime më të lira për pushime janë Shqipëria dhe Turqia.

Përndryshe vitin 2022 nga agjencia turistike e konsiderojnë vit të suksesshëm për nga numri i qytetarëve që kanë udhëtuar drejt destinacioneve të ofruara.