Ku janë deputetët në kohën e pandemisë? Miceski e Aleksandrova me mendime të kundërta për kthimin e Kuvendit

TË FUNDIT

Ku janë të zgjedhurit e popullit dhe çfarë bëjnë në kohën e pandemisë, ishte tema për të cilën u diskutua mbrëmë në emisionin debatues Click plus. Deputetja e pavarur e VMRO-DPMNE-së, Emilja Aleksandrova tha se Kuvendi duhet kthyer dhe për këtë të vendosin deputetët e jo liderët, sepse atëherë nuk e di cili është roli i deputetëve. Kuvendi është i vetmi organ korrektues I Qeverisë, shtoi Aleksandrova.

“Vlerësuam se Kuvendi është më se e nevojshme të funksionoje sepse shtëpia ligjvënëse është korrektori i vetëm I pustetit ekzekutiv ,vecanërisht kur shohim se pushteti ekzekutiv sjell dekrete me forcë ligjore të cilat nuk janë pak,  dhe menduam se Kuvendi do të ishte mirë të jetë funskional dhe të vlerësoj nëse të gjitha ato dizpozita ligjore ose dekretet që I kanë sjell dhe kanë forcë ligjore janë ato të nevojshmet dhe nëse ato gjatë pandemisë do të ndihmojnë  në përmirësimin e gjendjes së dhe jetës së qytëtarëve”, tha Emilja Aleksandrova, deputete e pavarur e VMRO-DPMNE-së.

Mendim  të kundërt ka kolegu i saj, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Miceski. Miceski është decid se Kuvendi nuk guxon të rikthehet përsëri, duke përmendur edhe vendimin e gjykatës Kushtetuese si përfundimtar.

“Kuvendi i vendit u shpërbë më 16 shkurt 2020, u sjell vendim i njëzëshëm për shpërbërje të Kuvendit dhe e njejta u mbështetë edhe nga 108 deputet të cilin kanë qenë të pranishëm në seancë dhe deri sa ai vendim është i plotëfuqishëm për shpërbërje të Kuvendit, Kuvendi nuk guxon të mblidhet“, tha Nikolla Miceski, VMRO-DPMNE.

Aleksandrova shton se kjo Qeveri teknike nuk ka legjitmitet pa caktim të datës për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme.

“Kjo Qeveri teknike pa datë të caktuar për zgjedhje nuk ka legjitimitet gjatë kryerjes së funksionit të saj dhe mund të vijmë në situatë që dikush të dorëzojë iniciativë tek gjykata Kushtetuese për vendimet që I ndërmerrë Qeveria teknike se a janë legjitime a jo“, tha Emilija Aleksandrova, deputet e pavarur e VMRO-DPMNE-së.

Më 22 prill deputetët e LSDM-së, ASH-së, Alternativës, Besës dhe PDSH-së morën iniciativë për rikthimin e Kuvendit, por nuk u pranua nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili tha se është jo kushtetuese që të rikthehet Kuvendi, pasi mandati është kthyer te qytetarët. Iniciativa e partive u hodh poshtë edhe nga gjykata kushtetuese.