Ushtarët u kthyen nga Turqia. Qëndruan plot 2 javë në Kahramanmarash, në rajonin më të goditur nga tërmeti.
60 ushtarët tanë krah forcave të shteteve tjera ndihmuan në kërkim-shpëtimin e të mbijetuarve që kishin mbetur nën rrënoja.
Presindenti Stevo Pendaroski bëri të ditur se sipas informacioneve të marra nga NATO, ekipi nga Maqedonia ishte ndër 5 të parat ekipe që kishin mbërritur në Turqi në 24 orëshin e parë pasi kishte ndodhur tërmeti.
“Populli nga Maqedonia i ndihmoi Turqisë dhe do ta ndihmojë edhe në të ardhmen në çfarëdolloj situate, jo për shkak se jemi anëtarë të NATO-s dhe jemi aleat formal, por për shkak se miqësia jonë mes popujve tanë zgjat me shekuj përpara dhe do të vazhdojë për shekuj edhe më tej. Kështu që dua t’ju siguroj të gjithë qytetarët turq nëpërmjet ambasadorit të tyre, se kemi ndihmuar dhe do të ndihmojmë edhe më tej”, tha Stevo Pendarovski, president.
Vendosëm të dërgojmë më të mirët, më të përgatiturit dhe më të trajnuarit që të ndihmojnë në këtë detyrë të vështirë, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.
Në ditën e tretë pas tërmetit, ushtria jonë bashkë me forcat tjera ka ndihmuar në nxjerrjen nga rrënojat një fëmijë 5 vjeçar.
“Ju falënderojmë që shpëtuat Sulejamnin e vogël dhe që i dhatë shansin të rritet e të bëhet një djalosh i ri e i suksesshëm. Ju falënderojmë për sakrificën tuaj dhe që dëshmuat se gjithmonë jeni të gatshëm t’i shërbeni popullit tonë dhe t’i ndihmoni edhe miqve kur do të që të gjenden në nevojë”, theksoi Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.
Faleminderit për ndihmën e dhënë ju tha edhe ambasadori turk në vend Hasan Memet Sekizkok. Shtoi se ndihma, sakrifica dhe solidariteti i popullit nga Maqedonia do të mbetet e përjetshme në kujtesën e popullit turk.
“Ju pjesëtarë të ndershëm të batalionit nga forcat speciale, ishit në qendrën e rajonit të prekur në Kahramanmarash, në vendngjarje ishit dëshmitarë të shkatërrimit nga tërmeti, hytë nën rrënoja, të palodhur dhe me guxim u kyçët në aktivitet për mbrojtje dhe shpëtim. E ndatë dhimbjen e thellë të popullit turk”, pohoi Hasan Mehmet Sekizkok, ambasador i Turqisë në RMV.
Heronjtë e shpëtimit të Sulejmanit ishin edhe dy qentë Koni dhe Piksi. Të dy qentë janë të trajnuar pikërisht për gjetjen e personave në tragjedi të tilla.
60 ushtarët e kërkim-shpëtimit, ministrja e Mbrojtjes si formë shpërbiimi njoftoi se do të ju jepet edhe një pagë shtesë mesatare.
