KSHZ-ja votoi rritje të kompensimeve, thanë nuk kemi klaster “zgjedhje”

Must Read

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të...

MPB “ruan” ish-ministren Jankullovska, Gruevski në Budapest, bashkëpunëtorët e tij më të afërt në burg

https://youtu.be/I-GFz2nm33w Përditshmëri e banorëve të rrugës “Dimçe Mirçev” numër 20, janë makinat...

Jo të gjitha shkollat kanë kompjuterë dhe internet

https://youtu.be/l-Cg1Gf5xHo Ministria e Arsimit dhe Shkencës po informon drejtorët e shkollave fillore...
- Advertisement -

Unanimisht u votua vendimi për rritje të kompensimeve të anëtarëve të bordeve zgjedhore dhe komisioneve komunale zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik. Me këtë vendim, rritje prej 100% do të marrin bordet zgjedhore, ndërsa komisionet komunale zgjedhore do të marrin kompensime më të larta për 20% për organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve.

“Falënderim i madh ndaj anëtarëve të  bordeve zgjedhore të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë ishin ekspozuar në shumë kontakte me votuesit duke i respektuar protokollet shëndetësore dhe procedurat juridike, andaj sot nuk ka klaster “zgjedhje”. Gjithashtu i rritëm për 20% kompensimet e komisioneve komunale zgjedhore për organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve, më duhet të theksoj se zgjedhjet u organizuan në mënyrë të suksesshme si rezultat i ndryshimit të kësaj rregulloreje dhe këtij vendimi që e sollëm sot”, tha Elizabeta Postollovska nga KSHZ-ja.

- Advertisement -

Postollovska tha se kompensim prej 6000 denarëve do të marrin edhe punëtorët shëndetësorë që ishin pjesë e bordeve të veçanta zgjedhore të cilët në mënyrë të suksesshme e realizuan procesin e votimit të personave në izolim dhe të të infektuarve me Kovid-19.

“Bordet zgjedhore dhe qytetarët ishin heronj në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, gjë që është notuar në raportet e OSBE/ODIHR ndërsa dje morëm mirënjohje nga partnerët tanë më të mëdhenj, SHBA-të përmes përfaqësuesit të tyre Metju Palmer i cili tha se zgjedhjet ishin të drejta dhe demokratike dhe të organizuara mirë edhe pse u mbajtën në rrethana të jashtëzakonshme”, deklaroi Enver Salihi nga KSHZ.

- Advertisement -

Falë respektimit të rreptë të protokollit të Komisionit për sëmundje ngjitëse, zgjedhjet ishin të sigurta duke i mbrojtur qytetarët në këto zgjedhje.

“Ne në mënyrë të rreptë e respektuam rregulloren që nga fillimi, që do të thotë që nga shtypja e materialit, shtypshkronja Kiro Dandaro i përpunoi fletëvotimet, i dezinfektoi dhe nën protokoll të veçantë i transportoi në ditën e zgjedhjeve, gjithçka ishte sipas protokollit, gjë që për ne ishte sfidë por arritëm të realizojmë zgjedhje të drejta, të lira dhe të sigurta për qytetarët. Atë e kemi premtuar dhe të njëjtën gjë e realizuam”, tha Jenaqe Vitanovski.

- Advertisement -

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski tha se anëtarët e KSHZ-së nuk do të marrin asnjë kompensim përveç rrogës së rregullt. Shumat që janë caktuar janë në kornizë të limitit buxhetor, duke marrë parasysh se këto janë mjete të kursyera që ishin planifikuar për votimin e diasporës dhe furnizimet publike. Ai theksoi se problemi teknik që ndodhi natën pas përfundimit të zgjedhjeve në asnjë rast nuk ka ndikuar ndaj rezultateve zgjedhore.

- Advertisement -

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të duhet t’i lexojnë biografitë dhe...

MPB “ruan” ish-ministren Jankullovska, Gruevski në Budapest, bashkëpunëtorët e tij më të afërt në burg

https://youtu.be/I-GFz2nm33w Përditshmëri e banorëve të rrugës “Dimçe Mirçev” numër 20, janë makinat policore, sepse vetëm 10 metra...

Jo të gjitha shkollat kanë kompjuterë dhe internet

https://youtu.be/l-Cg1Gf5xHo Ministria e Arsimit dhe Shkencës po informon drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme për llojin...

Gjuha Shqipe hiqet nga memorandumet e MASH! Carovska thotë se s’ka ndryshime, por kumtesat dërgohen vetëm maqedonisht

https://youtu.be/ItFN5QptB50 Milla Carovska u emërua Ministre e Arsimit dhe Shkencës.Me të ardhur në krye të këtij digasteri,...

“Rusino” mbyllet edhe për Gostivarin, deklarata e Nuredinit e pa pranueshme për protestuesit

https://youtu.be/te-qHzTVI5E Deklarata e djeshme e ministrit të mjedisit Naser Nuredini se deponia Rusino do të mbetet ashtu...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -