KSHZ: DERI NË ORA 13 DALJA E VOTUESVE ËSHTË 20.73% !

TË FUNDIT

Në konferencën e dytë për media Komisioni Shtetëror Zgjedhor bëri të ditur se nga 95% të vendvotimeve të procesuara  deri në ora 13:00, 359.024 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, ndryshe në përqindje dalja e qytetarëve deri në ora 13:00 është 20.73%.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se dalje më të madhe ka në Kriva Pallank me 39.69 %, Krushevë 34.33%, Prilep 33.84 %, Kratovë 33.82 %, Gjevgjeli 33.07 % dhe Berovë 31.53%.

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor gjithashtu njoftuan se dalje më të ulët të numrit të votuesve ka në Zhelinë 4.22%, Vrapçisht 6.12% dhe Bogovinë 6.21%.

Sa u përket zgjedhjeve lokale që po zhvillohen në dy komunat edhe atë në komunën e Ohrit dhe komunën e Novo Sellës, nga KSHZ-ja njoftuan se në komunën e Ohrit dalja e qytetarëve deri në ora 13:00 është 21.91% ndërsa në komunën e Novo Sellës deri në ora 13:00 të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 24.14%./TV21