Kryeu vetëvrasje pasi zjarri i mbërriti në shtëpi

TË FUNDIT

Të paktën tre të lënduar dhe një i vdekur, pas vetëvrasjes, është bilanci i zjarrit të madh në pjesën verilindore të Athinës, i cili prej 17 orësh ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë disa lagje , njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas mediave greke, policia ka gjetur të vdekur në oborrin e tij një 84-vjeçar, pasi ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, ndoshta për shkak se zjarri ka mbërritur në shtëpinë e tij dhe ai nuk ka duruar të shohë shtëpinë e tij të digjet për herë të tretë.

Spitali i Athinës njoftoi mëngjesin e sotëm se tre persona janë pranuar me djegie nga disa lagje të prekura nga zjarri.