Kryetari i Këshillit të Evropës në karantinë

TË FUNDIT

Kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel është në karantinë për shkak të kontaktit të afërt me një person të infektuar me koronavirus.

Mishel ashpër i përmbahet protokollit të përshkruar, thuhet në Bruksel.

Zyra e kryetarit të Këshillit të Evropës paraprakisht kumtoi se Mishel ishte në kontakt të afërt me një nëpunës në sigurim, i cili ishte pozitiv me koronavirus, me atë që janë vozitur në automobilin e njëjtë.

Për shkak të karantinës, Mishel është dashur ta anulojë samitin e liderëve të BE-së të caktuar për më 24 dhe 25 shtator në Bruksel, me të cilin është dashur të kryesojë.

Zëdhënësi i Mishelit deklaroi se kryetari i KE-së  herën e fundit është testuar për Kovid-19 të hënën kur rezultatet ishin negative dhe se tani pritet testi i dytë.

Samiti i liderëve të BE-së tani për tani është shtyrë për më 1 dhe 2 tetor.

kabineti i Sharl Mishel refuzoi t’i komentojë rreziqet e mundshme të cilat iu ekspozuan kryeministrit grek Micotakis dhe presidentit qipriot Anastasijades, me të cilët Mishel është takuar ditëve të fundit.