Kryetari i Çairit shpjegon çfarë po bëhet në Çarshinë e Shkupit

TË FUNDIT

Punët në Çarshinë e Shkupit janë në kuadër të projektit “Promovimi i turizmit në Çarshinë e Shkupit” e që parasheh edhe sanimet e kalldërmës sqaroi sot Kryetari i Çairit Visar Ganiu pas reagimeve të shumta qytetare, sidomos në rrjetet sociale, ku u shpërndanë fotografi që dukej se si ishin hequr gurët e Çarshisë së Vjetër.

Nuk është qëllimi që të bëhet tjetërsimi i karakterit të lashtë autentik tha Ganiu, duke sqaruar po ashtu se është marrë leje nga të gjitha organet kompetente për të kryer punimet, përshirë edhe Drejtorinë për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore.

“Qëllimi nuk është që të bëhet tjetërsimi i karakterit të lashtë autentik i çarshisë së vjetër, ashtu si synohet të prezantohet në disa portale që publikojnë informacione pa hulumtuar mirë për përmbajtjen e këtij projekti. Qëllimi është të ruhet pamja e lashtë e duke mirëmbajtur gurin travertin si karakteristikë e lashtë e çarshisë së vjetër të Shkupit” tha kreu i Komunës.

Çfarë po ndodh në #Çarshi të Shkupit? Përgjigjet #VisarGaniu

Çfarë po ndodh në #Çarshi të Shkupit? Përgjigjet #VisarGaniu

Gepostet von TV21 am Dienstag, 14. April 2020