Kryeson Bayern Munich! Këto janë klubet e futbollit që kanë shitur më tepër fanella për vitin 2021

TË FUNDIT

Skuadra gjermane e ‘Bayern Munich’ është ekipi që ka shitur më shumë fanella gjatë vitit 2021.

Rezultatet e llogaritura nga “Euromerica Sport Marketing”, të certifikuar nga FIFA, zbuluan se Bayern shiti 3.2 milionë fanella, më shumë se çdo klub tjetër futbolli në Evropë.

Në vend të dytë renditet Real Madrid me 3 milionë fanella, ndjekur nga Liverpooli dhe Manchester United me 1.9 milionë.

Juventusi është skuadra e vetme italiane në klasifikim, duke u renditur në vendin e pestë me 1.42 milionë fanella të shitura.

Mungesat më të mëdha listë janë ndoshta Arsenali dhe Tottenham, të cilët nuk arritën të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Fanellat më të shitura gjatë 2021

  • Bayern Munich: 3.25 milionë
  • Real Madrid: 3.05  milionë
  • Liverpool: 2.45 milionë
  • Manchester United: 1.9 milionë
  • Juventus: 1.42 milionë
  • Barcelona: 1.34 milionë
  • Chelsea: 1.31 milionë
  • Borussia Dortmund: 1.22 milionë
  • PSG: 1.18 milionë
  • Manchester City: 1.09 milionë