Kryeministri i Kinës Li Qiang u takua të mërkurën në Kajro të Egjiptit me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes së Vendeve Arabe, Ahmed Aboul Gheit.
Ndër të tjera, Li tha në këtë takim se marrëdhëniet kino-arabe ndodhen në periudhën më të mirë në histori. Kina i ka trajtuar dhe i ka zhvilluar marrëdhëniet me vendet arabe nga largpamësia strategjike, ka mbështetur me vendosmëri çështjen e drejtë të vendeve arabe dhe është e gatshme që të shtojë besimin e ndërsjellë strategjik me palën arabe, të thellojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, të nxitë bashkërisht modernizimin dhe të formojë bashkësinë me fate të përbashkëta Kinë-vendet arabe. Pala kineze dëshiron të shtojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me palën arabe, për të nxitë ndërtimin e një sistemi të qeverisjes globale më të drejtë e më të arsyeshëm. Ai shprehu shpresën se Lidhja e Vendeve Arabe do të luajë rol të rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve kino-arabe.
Nga ana e tij, Ahmed Aboul Gheit u shpreh që pala arabe përkrah me vendosmëri parimin e “Një Kine” dhe është e gatshme të thellojë besimin e ndërsjellë politik me palën kineze, të forcojë shkëmbimet e bashkëpunimin në fushat tregtare, të investimeve, të shkëmbimeve njerëzore etj., të konkretizojë më tej rezultatet e Samitit të parë Kinë-Vendet Arabe dhe të organizojë si duhet samitin e dytë vitin e ardhshëm.
