Kryeministri i Tajlandës, Prajut Çan-Oça, shkaktoi edhe një në serinë e skandaleve të tij me mediat, këtë herë duke shfaqur një mënyrë të pazakontë të shmangies së pyetjes së gazetarëve, duke i spërkatur gazetarët me mjet për dezinfektim.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në televizion të konferencës së tij për media, në pyetjen e një gazetari për rikonstruim të qeverisë së tij, kryeministri Çan-Oça mori një sprej dezinfektues dhe filloi të spërkasë gazetarët, të cilët e incizonin me telefonat e tyre.
Çan-Oça është gjeneral në pension, i cili në funksionin e kryeministrit është që nga goditja e ushtrisë në vitin 2014 dhe deri më tani tashmë kishte më shumë sulme kontroverse në konferencat për media.
Në të kaluarën, ai ishte incizuar se si godiste një gazetar në kokë dhe e tërheq për veshi, ndërsa njëherë në konferencë për media solli “replikë kartoni” që të “përgjigjet” në pyetjet, transmeton Bi-Bi-Si.
