Ithtari majtist për pavarësi të Katalonjës, Pere Aragones (38) sot është zgjehdur kryetar I Qeverisë rajonale katalonase, me ç’rast premtoi se përmes dialogut, krahina autonome do të shkëputet nga Spanja.
“Për” Aragonesin votuan 74 nga 135 deputetë. Ai është zgjedhur vetëm pesë ditë para afatit të fundit për formim të qeverisë.
Tani për tani nuk është e mundur shpallja e njëanshme e Republikës së Katalonjës. E majta republikane katalonase (ERC) e Aragoinesit në vitin 2017 mori pjesë në organizimin e referendumit për pavarësi, që ishte ndaluar nga Gjykata kushtetuese spanjolle. Tentimi përfundoi me dënime dhe burgime për organizuesit.
ERC dhe partia djathtiste qendrore SË Bashku Për Katalonjën (JhCat) e cila angazhohet për pavarësi madje më 19 maj arritën të merren vesh për qeveri koalicioni. Zgjedhjet u mbajtën më 14 shkurt dhe nëse deri më 26 maj nuk formonin qeveri, do të organizoheshin zgjedhje të reja parlamentare.
Sfidë më e madhe për Aragonesin do të jetë tejkalimi I dallimeve mes ERC dhe JhCat për pavarësi të Katalonjës. Dy partitë ende nuk kanë arritur marrëveshje për hapin e ardhshëm drejt pavarësisë së dëshiruar.
Kryeministri spanjoll Pedro Sançez, I cili është kundër pavarësisë së Katalonjës, vitin e kaluar filloi bisedime me Qeverinë katalonase, kryetar I së cilës ishte Aragonesi. ERC e mbështeti socialistin Sançez në Parlamentin spanjoll në fillim të vitit 2020, kur I ishte ndarë mandate I ri.
Qeveria e Sançezit kumtoi se do t’I mbështesë bisedimet sapo ë formohet qeveria e re e Katalonjës. Edhe pse bisedimet pritet të vazhdojnë së shpejti, pozicionet për referendum dhe pavarësi mbeten tërësisht të kundërta.
Në zgjedhjet në shkurt, Partia socialiste e Sançezit fitoi më së shumti vota në Katalonjë, por jo mjaft për formim të pavarur të qeverisë. Pas kësaj, tre partitë për pavarësi, me mbi gjysmën e vendeve të veta në Parlament, vendosën së bashku të formojnë qeveri.
Edhe katalonasit janë të ndarë për pavarësinë e krahinës autonome spanjolle.
