Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq është infektuar me Covid-19 dhe ndodhet në vetizolim.
“Me rekomandimin e një epidemiologu, Plenkoviq kreu një ri-test për praninë e korona virusit të hënën dhe rezultati ishte pozitiv”, njoftoi Qeveria e Kroacisë.
“Kryeministri u urdhërua më parë një masë epidemiologjike e vetizolimit. Kështu që tani ai do të qëndrojë i izoluar për 10 ditë”, thuhet më tej në njoftim.
Plenkoviq aktualisht po ndihet mirë dhe vazhdon të kryejë aktivitetet dhe detyrimet e tij nga shtëpia.
