Mot me diell dhe temperatura deri në 38°C, pasdite mundësi për reshje lokale

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Pasdite pritet të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit të paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 11 deri në 21°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 38°C.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë 19°C, ndërsa maksimalja do të arrijë 37°C.

Në ditët në vijim, moti do të mbetet me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Veçanërisht nxehtë do të jetë deri të dielën, kur temperaturat ditore kudo do të jenë mbi 30°C.