E besoni? Këta dy persona në fotografi do të luajnë në finale të Botërorit përballë njëri-tjetrit

TË FUNDIT

Joan Monfort e ka shkrepur fotografinë që është duke bërë xhiro nëpër botë aktualisht.

Lionel Messi, në atë kohë si futbollist i Barcelonës dhe si 20-vjeçar, mbante në duar foshnjën gjashtëmuajshe.

Dhe në duart e tij është ylli që pritet të arrijë shumë suksese, e që e ka bërë një gjë të tillë deri tani, Lamine Yamal.

Kjo fotografi është shkrepur në vitin 2007.

Javën e kaluar, babai i Yamalit e kishte postuar në Instagram.

Messi dhe Yamal do të ballafaqohen të dielën nga ora 21:00 në finale të Kupës së Botës.

Messi luan për Argjentinën, teksa Yamali përfaqëson Spanjën.