Një delegacion qeveritar i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti sot po qëndron për vizitë zyrtare në vend.
Hoti në Shkup do të ketë takim tet-a-tet me kryeministrin Zoran Zaev, pas së cilës ata do të kenë takim zyrtar me delegacionet e të dy vendeve dhe konferencë të përbashkët për media.
Kryeministri i Kosovës do të pritet gjithashtu nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
