Që nga 3 qershori ka nisur java e Krenarisë në Kosovë dhe pothuajse çdo ditë ka pasur aktivitete në përkrahje të komunitetit LGBTI, ndërkohë që gjatë të shtunës është mbajtur Parada e Krenarisë nën sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi” ku përkrahës të komunitetit marshuan shesheve të Prishtinës, përcjell TV21.
Pjesë i këtij marshi ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe disa ministra.
Kryeministri i i ka prirë paradës, i shoqëruar nga ministrat, Albulena Haxhiu, Hajrulla Çeku e Arben Vitia ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
