Kryemadhi: Përballja me Kovid-19 në shkollat shqiptare kërkon masa konkrete, e jo propagandë të Qeverisë

TË FUNDIT

Liderja e partisë së tretë më të madhe opozitare në Shqipëri, Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila me profesion është mjeke, përmes një video mesazhi të ndarë në rrjetet sociale, akuzoi se Qeveria e kryeministrit Edi Rama, nuk përballet në mënyrë përkatëse me koronavirusin në shkolla.

Ajo konsideron se “përballja me Kovid-19 në ambientet e shkollave kërkon masa konkrete, dhe jo prpçpagandë nga qeveria”, duke theksuar se testimi i nxënësve është detyrim i Qeverisë.

“Përballja me Kovid-19 në shkolla kërkon masa konkrete, e jo propagandë nga qeveria. Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë përgjegjësi e Qeverisë. Kryeministri dhe qeveria kursejnë shumë në shëndetin e nxënësve në shkolla, e nuk kursejnë miliarda për koncesione”, thekson Kryemadhi.

Edhe forca më e madhe opozitare, Partia Demokratike, dje akuzoi se Qeveria nuk ka ndërmarrë kurrfarë masash në shkolla për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe kuadrin arsimor, ku mësimi realizohet  me prezencë fizike të nxënësve.

Partia u ka bërë thirrje të gjithë drejtorëve të shkollave të mos i respektojnë urdhrat e Edi Ramës, sepse sipas PD-së ata janë në dëm të shëndetit të mësimdhënësve, nxënësve dhe në dëm të cilësisë së mësimit. vt/ar/