Krum Efremov do të jetë ambasadori i ri në Sofje, janë duke u zhvilluar përgatitjet për shkuarjen e tij

TË FUNDIT

Diplomati Krum Efremov do të jetë ambasadori i ri i Maqedonisë në Bullgari, konfirmoi ministri i punëve të jashtme Timço Mucunski. Efremov është diplomat profesionist dhe drejtor aktual i Drejtorisë për Diplomaci Ekonomike pranë MPJ-së. Në të kaluarën ai ka ushtruar edhe funksionin e ambasadorit të Maqedonisë në Ukrainë. Mucunski theksoi se aktualisht janë duke u zhvilluar përgatitjet për largimin e tij drejt Sofjes. Për kandidatin për ambasadorin e ri në Athinë, ministri nuk deshi të komentojë, pasi procedura ende është e klasifikuar.