Kroacia propozon Vesna Pushiqin për Sekretare të Përgjithshme të OKB-së

TË FUNDIT

Qeveria e Kroacisë ka marrë vendimin që të propozojë zëvendëskryeministren e vendit, Vesna Pushiq, për funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Vetë Pushiq tha se deri në dhjetor, Organizata e Kombeve të Bashkuara deri në dhjetor do të zhvillojë biseda me të gjithë kandidatet e propozuar dhe qartësoi se vendimin për kandidaturën e saj do ta merr vitin e ardhshëm.
Pushiq deri me tani ende nuk ka mbështetjen zyrtare të presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, edhe pse me të ka biseduar qysh më herët për çështjen e kandidaturës.
Pushiq tha se pret mbështetjen e Presidentes dhe shtoi se Kroacia, në procesin e kandidaturës ka mundësi që të paraqet anët e saj pozitive dhe të bëhet më e dukshme në skenën ndërkombëtare./21Media