Kroacia do e ndihmojë Kosovën me 10 mijë vaksina kundër Covid-19. Ministria kosovare e Shëndetësisë njoftoi se marrëveshja u nënshkrua të hënën me ambasadoren kroate në vend, Danijela Barishiq.
Nuk bëhet e ditur data kur do të mbërrijnë dozat e para dhe as marka e tyre.Në Kosovë vijon procesi i vaksinimit për personat mbi 65 vjeç, me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Europian./oranews
