Kriptovalutat nën presion! Bitcoin-i dhe altcoin-ët po humbasin vlerë

TË FUNDIT

Tregu i kriptomonedhave po hyn në një fazë të korrigjimit të zgjatur, i ndikuar nga retorika e ashpër e Rezervës Federale të SHBA-së (FED), rritja e tensioneve gjeopolitike dhe kalimi i kapitalit drejt aksioneve të kompanive të sektorit të inteligjencës artificiale, gjë që mund ta çojë Bitcoin-in në testimin e nivelit prej 70.000 dollarësh deri në fund të majit, përcjell TV21. Këtë e deklaroi Aleksandar Barishnikov, menaxher i fondit “Mining” në UK “Record Capital”.

“Për javën nga 11 deri më 17 maj, Bitcoin humbi 5,78% të vlerës, duke zbritur në 77.457 dollarë, ndërsa Ethereum ra edhe më shumë – me 10,13%, në 2.131 dollarë. Altcoin-ët po humbasin pozicione në të gjitha frontet. Është e qartë se kapitali po zhvendoset drejt aksioneve të kompanive të IA-së, të cilat vazhduan të thyejnë rekorde pas heqjes së kufizimeve për eksportin e çipave të ‘Nvidia’-s në Kinë”, tha eksperti.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është përkeqësimi i mjedisit makroekonomik. Të dhënat e fundit për inflacionin në SHBA kanë forcuar pritjet se Rezerva Federale do ta mbajë politikën monetare të shtrënguar. Presion shtesë mbi tregun krijuan edhe deklaratat e kreut të ri të FED-it, Kevin Warsh, për përkushtimin e tij ndaj politikës restriktive.