Kremlin: Putini është i kënaqur pas shkëmbimit të të burgosurve me Ukrainën

TË FUNDIT

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov, i cili konsiderohet si aleat i afërt i Putinit, deklaroi se nuk do të ketë mobilizim në Çeçeni.

Ai në një paraqitje televizive tha se Çeçenia “veç më e ka tejkaluar planin për 254 për qind”.

“Ai plan në Republikën çeçene ishte i stërmbushur për 254 për qind. Treguesit e tillë janë arritur më herët me formimin e njësive të reja të Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës ruse. Të gjithë kandidatët për shërbim kaluan nëpër Komisariatin ushtarak. Këtë mekanizëm e kemi përpunuar që nga fillimi, që para paralajmërimit për mobilizim të pjesshëm”, tha Kadirov.

Ai tha se në Ukrainë deri më tani kanë luftuar 20,000 çeçenë dhe se Çeçenia i ka përmbushur të gjitha planet dhe më shumë se sa kishte planifikuar.

“Përveç kësaj, Çeçenia ka rezervë prej mijëra vullnetarëve, të cilët, nëse është e nevojshme, do të mund të përfshihen në radhët e mbrojtësve të atdheut”, tha ai.

Para dy ditëve në Grozni, kryeqyteti i Çeçenisë u mbajt një protestë e vogël kundër mobilizimit. Kadirov i kërcënoi të gjithë që do të protestonë. Por ai shtoi se nënat dhe gratë çeçene mund të qëndrojnë të qeta sepse nuk do të ketë mobilizim të anëtarëve të familjarëve të tyre. 

error: Content is protected !!