“Kredi të shpejta, fajdexhinj të ligjshëm”, në 10 kompani ka parregullsi, disa dënohen, disa morën paralajmërime

TË FUNDIT

33 shoqata financiare për momentin funksionojnë në Maqedoni, 15 prej tyre japin të ashtuquajtura kredi të shpejta. Në 10 prej tyre janë konstatuar parregullsi gjatë kontrollit të Ministrisë së financave në 2022. Janë shqiptuar 13 gjoba me vlerë prej 16 mijë  eurove dhe 20 masa. Njëkohësisht janë dhënë urdhra për heqjen e parregullsive te 8 shoqata ku janë konstatuar parregullsi sipas Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë lidhjes së marrëveshjeve për kredi konsumatorësh. Për 2 është shqiptuar vetëm masa – urdhër për heqjen e parregullsive.

Në reklamat e këtyre kompanive që punojnë me para të shpejta dëgjojmë se qytetarët mund të marrin kredi pa normë interesi. Në lidhje me këtë, nga organizata e konsumatorëve thonë se nuk ka normë interesi por ka shpenzime që qytetarët duhet t’i paguajnë. Nga Ministria e financave thonë:

“Marrëveshja që klienti e lidh me shoqatën financiare për kredinë e lejuar, i rregullon të gjitha shpenzimet për kredi”, thonë nga Ministria e Financave.

Andaj konsumatorët gjatë marrjes së kredisë, pa dallim se sa e shpejtë është e njëjta, duhet mirë ta lexojnë marrëveshjen, për shkak se shpeshherë ndodh që e gjithë procedura për marrjen e kredisë të zhvillohet në mënyrë elektronike.

“Për momentin, në procedurë qeveritare janë ndryshimet e Ligjit për shoqatat financiare, me të cilat do të kufizohen shpenzimet e përgjithshme të kredive për konsumatorët që i japin shoqatat financiare, me qëllim mbrojtje të qytetarëve nga borxhe të mëdha. Derisa pritet ligji, qytetarët që kanë marrë kredi të këtilla, duhet pasur shumë kujdes. Normat interesi arrijnë nga 50 deri 100%”, deklarojnë nga Ministria e Financave.

“Jemi situatë, një qytetar erdhi në zyrën time, i cili për 30 mijë euro që i ka marrë, duhet të kthejë 60 mijë euro. Sipas mendimit tim, këta janë fajdexhinj të ligjshëm, gjë që është ndalur me ligj”, pohoi Jovan Andonovski, zëvendës i Avokatit të  Popullit.

Deri tek Avokati i popullit ka ankesa nga qytetarë që kanë marrë kredi të tilla. Ata  kanë marrë kërcënime dhe ndaj tyre  është ushtruar presion. Avokati i popullit i ka drejtuar që të denoncojnë në MPB.

“Qytetarët ankohen se marrin kërcënime dhe presione, po të mos i paguajnë paratë menjëherë, jo vetëm se normë interesi do të vazhdojë të rritet, por se do t’ua marrin pronën private. Se si do të zbatohej kjo, është çështje tjetër”, theksoi Jovan Andonovski, zëvendës i Avokatit të  Popullit.

Përndryshe, me ligjin për shoqatat financiare, janë rregulluar edhe kushtet për formimin e këtyre shoqatave. Duhet leje për formim dhe punë nga Ministria e financave, vërtetim për pagesën e mjeteve financiare në emër të shumës themelore  në një llogari të përkohshme me mbajtës të qarkullimit  të paguar. Pronar mund të jetë një person që pas përfundimit të arsimit të lartë ka tre vjet përvojë pune të suksesshme në fushën e financave apo bankave. Ai nuk duhet të jetë anëtar i organit drejtues të bankës, i filialit  të një banke të huaj ose i një banke kursimi dhe të gjitha kushtet e tjera përcaktohen në nenet 8 dhe 9 të ligjit.